AKTUALITET /

‘Pajtimi e mësoi Sabrinën si të qëllonte’/ Krimi mes çiftit shqiptar, kushëriri: Kishin shumë armë në shtëpi

Shkruar nga Versus

‘Pajtimi e mësoi Sabrinën si të qëllonte’/ Krimi

Egzon Hyseni, kushëriri i Pajtim Krasniqit i cili ndërroi jetë në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Florida zbuloi detaje tw reja.

Ai ka treguar se çifti kishte shumë armë me leje në banesën e tyre dhe se të paktën dy herë në javë frekuentonin poligoni ne qitjes. Madje sipas tij, ka qenë vetë Pajtimi ai që i mësoi Sabrinës së të përdorte armë. Kjo e fundit më pas, i mori jetën dhe vrau edhe veten, pas një konflikti mes tyre.

‘Është shumë e rëndë për ne. Pajtimi para 5 vitesh ka pësuar një aksident të rëndë me motor, por fatmirësisht i kishte shpëtuar atij aksidenti dhe kemi shpresuar që Zoti i ka dhënë dhe një mundësi për të vazhduar jetën më tutje.

Sa i përket armës së krimit, ata në shtëpi kanë pasur shumë armë, i kanë pasur me leje dhe ajo që kam mundur të mësoj nga Pajtimi është se ata shkonin në poligon qitjeje të paktën dy herë në javë.

Kur unë shkova në banesën e tyre disa ditë para ngjarjes, e pyeta Pajtimin se përse i kishte mësuar Sabrinës si të përdorte armën dhe ai më tha ‘Ajo është qitëse e mirë.’- tha ai.

Poll