Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore pikërisht në momentin që ajo po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mjekët po bëjnë përpjekje për t’i shpëtuar jetën, ndërsa familjarët janë njoftuar për ngjarjen.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Shoferi i automjetit është shoqëruar për në komisariat dhe po merret në pyetje./Versus.al/







