AKTUALITET /

Pamje të reja nga atentati në Rinas/ Autori i veshur polic zbret nga makina dhe qëllon me breshëri pranë Danit

Pamjet tregojnë se mjeti është sulmuar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në rrugë. Njëri prej tyre shihet duke zbritur, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Shkruar nga Versus
Pamje të reja nga atentati në Rinas/ Autori i veshur polic zbret nga
Pamje nga atentati në Rinas


Janë publikuar pamjet tronditëse të atentatit mafioz që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas videos së publikuar nga “shteg.org”, ngjarja u regjistrua rreth orës 14:20 të datës 11 nëntor 2025, pak pasi Dani ishte kthyer nga Spanja. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt automjetit ku ndodhej viktima.

Pamjet tregojnë se mjeti është sulmuar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në rrugë. Njëri prej tyre shihet duke zbritur, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Vetëm dy minuta pas atentatit, një autokolonë prej katër automjetesh zyrtare kalon pranë vendit të ngjarjes, sipas të njëjtit burim. Pas të shtënave, atentatorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa qytetarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat në makinë.

Pamjet tregojnë gjithashtu lëvizje të shumta automjetesh pranë vendit të krimit në momentin e sulmit, por për fat të mirë, asnjë kalimtar nuk është prekur nga plumbat.

 

Poll