AKTUALITET /

Panik në Tiranë, një person plagos me thikë policin. Autori vihet në pranga, policia jep detaje: Donte t'i merrte armën e shërbimit

Një grup hetimor po merret me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus

Panik në Tiranë, një person plagos me thikë policin. Autori

Tiranë- Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme pranë kthesës së Kamzës.

Një person ka goditur me thikë në qafë efektivin e policisë rrugore. Ky i fundit po merr mjekim në spital.

Ndërsa autori i identifikuar si Dorian Kasa është arrestuar dhe deri më tani ende nuk ka dhënë asnjë motiv në komisariat.

Polici i plagosur ka deklaruar se nuk e njihte agresorin dhe se Kasa e kishte sulmuar pas shpine.

Njoftimi i policisë

Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Versus.al

Poll