AKTUALITET /

Parandalohet krimi në Shijak, arrestohet 39-vjeçari që kanosi me hanxhar dhe dhunoi një 55-vjeçar

Një 39-vjeçar u arrestua në Shijak pasi kanosi me hanxhar, dhunoi një 55-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, ndërsa ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shkruar nga Versus

Parandalohet krimi në Shijak, arrestohet 39-vjeçari që kanosi

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Shijak falë ndërhyrjes në kohë të Policisë. Një 39-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur me mjet prerës një 55-vjeçar, si dhe e ka goditur fizikisht dhe i ka dëmtuar automjetin.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet I. N., banues në Shijak, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka sulmuar shtetasin D.Ç, 55 vjeç, në lagjen “Popullore”.

Autori fillimisht ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të 55-vjeçarit, më pas e ka goditur fizikisht dhe e ka kanosur me të njëjtin mjet për ta vrarë.

Gjatë veprimeve procedurale, policia ka sekuestruar si prova materiale një thikë dhe një hanxhar. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore”, Shijak, ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç, 55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht, si dhe e ka kanosur me mjetin prerës hanxhar për ta vrarë.

Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet prerëse: një thikë dhe një hanxhar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll