
Që prej datës 1 shkurt, në godinën me 7 nivele dhe 369 vende parkimi të ndërtuar pranë stacionit të trenit në Durrës, shoferët do të duhet të paguajnë për të parkuar makinën.
Parkimi publik i vënë në dispozicion që prej fillimit të muajit janar, ishte falas për muajin e parë të vitit. Ndërsa tani ka nisur aplikimi i tarifave në varësi të orëve të qëndrimit. Disa prej qytetarëve i kanë cilësuar këto tarifa si të njëjta me ato të parkimeve private.
Ndërsa problematikë mbetet edhe dalja nga parkimi për shkak se u duhet të futen menjëherë në rrugën kryesore ku shpesh herë ka trafik dhe mund të bëhen shkak për aksidente rrugore.
Në tarifat e bëra publike, përveç qëndrimit disa orësh të mjeteve në parkim, drejtuesit e tyre mund të zgjedhin edhe abonimet mujore, të cilat sërish kanë çmime të diferencuara.
0-1 orë = 100 lekë
1-3 orë = 200 lekë
3-5 orë= 300 lekë
5 – 8 orë= 400 lekë
8 – 12 orë= 600 lekë
12 – 24 orë= 800 lekë
Mbi 24 orë = 800 lekë+
Abonimet
Abonimi mujor = 8000 lekë
Abonimi mujor (07.00 – 18.00)= 5000 lekë
Abonimi mujor (18.00 – 09.00)= 4000 lekë
Abonimi mujor i dedikuar = 15000 lekë.
Në njoftim thuhet se tarifat e parkimit mund të ndryshojnë sipas politikave të parkimit. Parkimi do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Versus.al

