AKTUALITET /

"Partizani"/ Berisha dorëzon në Gjykatën e Lartë rekurs kundër masës së sigurisë

Shkruar nga Versus

"Partizani"/ Berisha dorëzon në Gjykatën e Lartë

Kreu i PD, Sali Berisha ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin kundër masës së sigurisë "detyrim paraqitje" të caktuar nga Apeli i GJKKO pasi u lirua nga arresti shtëpiak në nëntor të vitit të kaluar. 

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në dosjen e njohur si "Afera Partizani" për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur. Prej 3 janarit, ai zbaton 2 herë në muaj masën "detyrim paraqitje".

Mësohet se edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ka dorëzuar rekurs kundër masës së tij "arrest shtëpie". Ndaj Malltezit, SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave në ndërtimin e pallateve në vendin ku më parë kishte qenë kompleksi sportiv i klubit "Partizani". 

Nga ana tjetër Berisha në secilën herë që është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve, ku edhe ka lexuar përgjime në të cilat sipas tij shfaqet ministri Taulant Balla teksa komunikon me bandat për favore të ndryshme në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Versus.al

Poll