AKTUALITET /

Pas Ilir Beqajt sëmuret edhe Erion Veliaj, dërgohet me urgjencë në spital! Zhvendosen pacientët e tjerë

Mësohet se për shkaqe sigurie disa pacientë u zhvendosën në dhoma të tjera të spitalit.

Shkruar nga Versus

Pas Ilir Beqajt sëmuret edhe Erion Veliaj, dërgohet me urgjencë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit pasi shfaqi shqetësime shëndetësore në qelinë ku mbahet që prej muajit shkurt të këtij viti.

Mësohet se Veliaj ka patur probleme me tensionin dhe në spital i janë kryer të gjitha analizat e nevojshme. Burime bëjnë me dije se ka qenë i shoqëruar nga 30 efektivë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe se në spital janë zhvendosur disa pacientë në dhoma të tjera për arsye sigurie. Pas disa orësh ai u rikthye në qeli ku do të vijojë trajtimin mjekësor.

Pak ditë më parë përfundoi në spital një tjetër ish-zyrtar i lartë i PS Ilir Beqaj i cili është ende i shtruar në QSUT pasi kishte temperaturë të lartë dhe infeksion në lëkurë.

Një javë më parë gjykata e lartë la në burg kryebashkiakun Erion Veliaj i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe së fundmi edhe futjen e sendeve të paligjshme në qeli. Për dosjen e tij po hetohet edhe bashkëshortja Ajola Xoxa e cila dyshohet si pjesë e skemës së ngritur prej tij për të përfituar paratë e fondeve publike të bashkisë më të madhe të vendit nëpërmjet dhënies së tenderave për biznesmenë të ndryshëm e më pas këta të fundit bënin donacione për qendrën “Harabeli” në pronësi të Ajola Xoxës. Versus.al

Poll