
Durrës- Një 36 vjeçar nga Shijaku i shpallur në kërkim në janar të këtij viti pas një sherri banal është arrestuar nga forcat e policisë. Në pranga ka rënë i kërkuari me 2 emra, L.I alias L.Sh me banim në Shijak.
Në janar nga automjeti me të cilin lëvizte, 36 vjeçari kërcënoi me armë 2 persona pas një debati në trafik.
Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një thikë dhe një radio policie. Versus.al

