AKTUALITET /

Pas urdhrit të Ramës, IKMT konfiskon pallatin në Vlorë! Në terren edhe kryeinspektorja Bici

Shkruar nga Versus

Pas urdhrit të Ramës, IKMT konfiskon pallatin në Vlorë!

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit politik në Tiranë, IKMT ka zbarkuar në Vlorë për të konfiskuar pallatin që kishte shkelur lejen e ndërtimit duke ndërtuar shtesë pa leje.

“Sot do bëhet një konfiskim i një kuazipallati në ndërtim në qytetin e Vlorës që ka shkelur lejen e ndërtimit. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur”- u shpreh Rama më herët.

E pranishme në terren ishte edhe kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici. Ndërsa ajo çfarë bie në sy është fakti se përse gjithë këto konfiskime, bllokime apo shembje objektesh bëhen vetëm pasi urdhëron kryeministri.

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë kritikuar mënyrën e zhvillimit të aksionit pas zgjedhjeve dhe në kulmin e sezonit turistik duke hedhur edhe më shumë dritëhije mbi mungesën e veprimit të institucioneve gjatë kohës që këto shkelje kryheshin nga pronarët e subjekteve. Versus.al

 

Poll