AKTUALITET /

Pasardhësi i Dumanit në krye të SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave

Shkruar nga Versus

Pasardhësi i Dumanit në krye të SPAK, sot afati i fundit për

Kandidatët të cilët synojnë të jenë drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas 18 dhjetorit kur përfundon edhe mandati i Altin Dumanit, sot kanë afatin e fundit për të dorëzuar aplikimet.

Një ditë më parë, prokurori i posaçëm Elvin Gogaj dorëzoi aplikimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ndërsa sot pritet të dorëzojnë aplikimet edhe Adnand Xholi, Klodian Braho dhe Doloreza Musabelliu.

Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve aktualë për një mandat 3 vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi në këtë post. Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij etj. Versus.al

Poll