AKTUALITET /

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale/ Dy më të votuarit në Durrës

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit vijon në 7 qarqet e mbetura: Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

Shkruar nga Versus

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë në 5 qarqe të Shqipërisë, ku është aplikuar votimi preferencial (lista e hapur). Qarqet ku është përmbyllur numërimi janë: Kukës, Shkodër, Dibër, Fier dhe Durrës.

Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit vijon në 7 qarqet e mbetura: Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

Nga të dhënat paraprake, në qarkun Durrës, nga radhët e Partisë Socialiste, kandidati më i votuar rezulton të jetë Ani Dyrmishi, i ndjekur nga Arkend Balla.

Ndërsa nga Partia Demokratike, më i votuari në këtë qark është Arian Ndoja, duke siguruar mbështetjen më të madhe mes kandidatëve të PD-së në Durrës./Versus.al

Poll