Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Bishqem.
Sipas informacioneve të para në aksident janë përfshirë dy automjete, një Benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.
Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit mbetën të bllokuar brenda automjetit, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.







