Një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”.
“Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”.







