AKTUALITET /

Përndiqnin ish-të dashurat, pranga 2 personave! Njëri la fishekë në shtëpinë e prindërve të partneres

I riu që la fishekë në oborrin e banesës së prindërve të ish-të dashurës, rezulton që në 2016-ën të ketë qenë i arrestuar për trafik droge.

Shkruar nga Versus

Përndiqnin ish-të dashurat, pranga 2 personave! Njëri la

Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia e Kamzës pasi dyshohet se kanë përndjekur ish-të dashurat e tyre në rrjete sociale. Në pranga kanë rënë Klauden Muçogllova 34 vjeç dhe Egzon Poka 28 vjeç të dy nën akuzën e përndjekjes dhe falsifikimit kompjuterik.

34 vjeçari dyshohet se ka lënë 2 fishekë arme gjahu në oborrin e banesës së familjarëve të ish-të dashurës së tij në formë kërcënimi. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në 2016-ën, Muçogllova rezulton të ketë qenë i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike.

Edhe 28 vjeçari Egzon Poka akuzohet për përndjekje në rrjet sociale ndaj ish-partneres së tij dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll