
I mituri 14 vjeçar i cili përplasi mbrëmë makinën e policisë duke lënë të plagosur 2 efektivë, u arrestua në flagrancë pas veprimeve proceduriale në prani të psikologut, avokatit dhe nënës së tij.
Në njoftimin e bërë publik, policia thotë se i kishin bërë me shenjë për të ndaluar të miturit që qarkullonte me “Golf” në lagjen “24 maji” pasi kishin parë se po kryente manovra të rrezikshme.
Pasi nuk kishte ndaluar, ata i ishin vënë në ndjekje derisa i mituri ktheu makinën dhe përplasi efektivët duke lënë të plagosur dy prej tyre. pas veprimeve proceduriale u konstatua se mjeti që përdorte 14 vjeçari ishte i nënës së tij.
Në vijim të ndjekjes, 14 vjeçari kishte braktisur automjetin duke tentuar të largohej me vrap, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Dy punonjësit e Policisë të dëmtuar morën ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Versus.al


