AKTUALITET /

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe ia mbathi, shoferi 27 vjeçar gjendet i fshehur në garazh

Ndaj të riut rëndojnë akuza për 2 vepra penale.

Shkruar nga Versus

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe ia mbathi, shoferi 27

Korçë- Policia ka arrestuar shoferin 27 vjeçar G.M i cili përplasi për vdekje një grua të moshuar ditën e djeshme në rrugën që lidh qytetin me Maliqin.

Pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 17:40 të së shtunës, i riu në vend që ta ndihmonte 65 vjeçaren që përplasi, zgjodhi të largohej nga vendngjarja.

Gjatë kontrolleve, policia arriti ta gjente shoferin 27 vjeçar teksa ishte fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: