AKTUALITET /

Përplasja me armë zjarri në selinë e Tom Doshit në Ali Dem, arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin e shpallur në kërkim, Lorenc Telhallarin pas një sherri të bërë pranë selisë së PSD-së së Tom Doshit me armë zjarri.

Shkruar nga Versus
Përplasja me armë zjarri në selinë e Tom Doshit në Ali
Pamje nga selia

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin e shpallur në kërkim, Lorenc Telhallarin pas një sherri të bërë pranë selisë së PSD-së së Tom Doshit me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, më 29 prill.

Kur policia mbërriti gjeti të thyera xhamat e zyrës elektorale, dyshohet me sende të forta. PSD reagoi publikisht duke thënë se incidenti nuk ndodhi brenda zyrës, por pranë ambienteve të tyre. Arjan Telhallari dhe djali i tij, Lorenc, dyshohet te kenë qenë të armatosur, por pistoleta nuk është përdorur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri mes Lorenc Telhallarit dhe një personi tjetër, fillimisht ka nisur në një lokal ‘333’ pranë zyrës së PSD. Lorenc Telhallari është konfliktuar në lokal me Lendi Palaj, dhe shkak dyshohet se është bërë një borxh bastesh.

Pas sherrit, Lorenc Telhallari ka ikur në banesë dhe më pas është përfshirë sërish në sherr bashkë me të atin. Ky i fundit dyshohet se ka psur edhe armë, por sipas policisë nuk e ka përdorur. Report Tv ka siguruar edhe një foto të Arjan Telhallarit me armë automatik në duar, të cilën nuk ka mundur ta përdorë.

Sherri ka vijuar pranë zyrës së PSD, e cila ndodhet afër lokalit ‘333’ ku ka nisur sherri në zonën e Ali Demit. Sipas policisë, pistoleta nuk është përdorur. Në rrugë jashtë zyrës së PSD-së u gjetën vetëm dy fishekë të paplasur që mendohet t’i kenë rënë të dyshuarve. Versus.al

Poll