AKTUALITET /

Përplasje SHBA–Kosovë? Grenell sulmon Osmanin për fjalët për Trumpin: Turp!

Shkruar nga Versus

 

Përplasje SHBA–Kosovë? Grenell sulmon Osmanin për

Ish-emisari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për manipulim të fjalëve të Trump lidhur me një sulm të mundshëm të parandaluar nga Serbia ndaj Kosovës.

“Turp për Vjosa Osmanin që po manipulon fjalët e Presidentit Donald Trump,” shkroi Grenell në platformën X (ish-Twitter), duke shpërndarë një pjesë të intervistës së Osmanit gjatë vizitës së saj në SHBA.

Përplasje SHBA–Kosovë? Grenell sulmon Osmanin për

 

Osmani, në një deklaratë publike nga SHBA, tha se mund të konfirmonte se një sulm i Serbisë ndaj Kosovës është parandaluar “javët e fundit”, duke cituar vetë ish-presidentin Trump, dhe duke shtuar se bëhej fjalë për “zhvillime shumë të fundit” dhe jo për ngjarje të së kaluarës.

Grenell, ndërkohë, e quajti këtë “absurde”, duke theksuar se presidentja Osmani nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, e cila sipas tij është baza reale e paqes dhe normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqe për këtë marrëveshje. Të pretendosh sikur kishte diçka të re është thjesht manipulim, dhe Osmani nuk ka pasur asnjë rol në atë proces,” shkroi ai.

Vizita e Osmanit në SHBA vjen në një moment delikat për Kosovën, me tensione të vazhdueshme me Serbinë dhe kritika ndërkombëtare mbi qasjen ndaj veriut të vendit. Pavarësisht debatit, Osmani e ka vlerësuar kontributin e administratës Trump në raport me Kosovën, duke theksuar rëndësinë e angazhimit amerikan në rajon. /Versus.al

Poll