AKTUALITET /

Përplasjet në sallë, Beqaj irritohet me Prokurorin e SPAK: S’ka akuzë, s’ka vendim, s’ka as dokument! Po luani me jetët tona

Në seancë vijon përplasja mes ish ministrit Ilir Beqaj me Prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondilli, të cilin e ka akuzuar për mungesë transparence, dokumente të pavlefshme dhe një proces pa themel ligjor. 

Shkruar nga Versus
Përplasjet në sallë, Beqaj irritohet me Prokurorin e SPAK:
Edvin Kondilli dhe Ilir Beqaj

Në seancë vijon përplasja mes ish ministrit Ilir Beqaj me Prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondilli, të cilin e ka akuzuar për mungesë transparence, dokumente të pavlefshme dhe një proces pa themel ligjor.  Përplasja u ndez mbi bazën e ndryshimit të akuzës dhe ndarjes së çështjes, një zhvillim që sipas mbrojtjes është kryer në mënyrë të paqartë dhe joligjore.

Përplasja u ndez mbi bazën e ndryshimit të akuzës dhe ndarjes së çështjes, një zhvillim që sipas mbrojtjes është kryer në mënyrë të paqartë dhe joligjore.

“Gjyqtari paraprak ka sugjeruar ndryshim akuze, ne fillimisht s’e pranuam, por për të shmangur kthimin e dosjes për plotësim hetimesh, vendosëm ta ndryshojmë. I pandehuri është njoftuar, dhe nuk shohim ndonjë ngërç procedurial,” – tha Kondili.

Ai theksoi se gjithçka është pasqyruar në vendimin e gjyqtares paraprake, dhe se nuk është trajtuar askush si "sekondë", por janë ndjekur rregullat dhe situatat ligjore të momentit.

Avokati Ermal Yzeiraj hodhi poshtë pretendimin se procesverbali i seancës mund të shërbejë si bazë për akuzë. Ai theksoi se prokuroria nuk ka kryer detyrën e saj bazë: të përpilojë një akuzë të saktë me shkrim.

“Nëse na qenka procesverbali, kujtojmë se vetëm gjykata e harton atë. Prokurori ka për detyrë të bëjë aktakuzën. Kemi nevojë ta dimë tani se çfarë qëndrimi të mbajmë. As për ndarjen e çështjes nuk kemi dhënë dakordësinë,” – u shpreh ai.

I revoltuar, Ilir Beqaj iu drejtua prokurorit në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar që të lexojë faqen e parë të vendimit të gjyqtares paraprake, ku sipas tij thuhet qartë se SPAK e ka çuar për gjykim për vjedhje duke shpërdoruar detyrën – një akuzë që nuk përputhet me asnjë nga dokumentet zyrtare që i janë dorëzuar.

“Lexoje faqen e parë, prokuror. ‘Prokuroria e Posaçme… Ilir Beqaj i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën’. Ky vendim nuk ekziston për mua. S’më është dorëzuar kurrë. Kërkova këtë kërkesë, ku është? Vendimi është nul, nuk ekziston, nuk ka dokument, nuk ka procedurë!” – tha Beqaj.

Gjykata e Posaçme është tërhequr në Dhomë Këshillimi për vendimin lidhur me kërkesat për formën e gjykimit. Vetëm Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim të zakonshëm ndërsa të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar

Poll