AKTUALITET /

“Përse na parakalove?”, pas sherrit në rrugën Tiranë-Durrës, dy vëllezërit pl*gosin me armë 35 vjeçarin (EMRAT)

Shkruar nga Versus

“Përse na parakalove?”, pas sherrit në rrugën

Durrës- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri një 35 vjeçar në rrugën Tiranë-Durrës pas sherrit për parakalimin.

Emiljan Domi 46 vjeç dhe Elton Domi 40 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj dyshohet se rreth orës 01:00 të 3 gushtit kanë qenë duke qarkulluar në superstradën Tiranë-Durrës ku janë konfliktuar me 35 vjeçarin L.Sh për një parakalim.

Pas sherrit verbal mes tyre, ata kanë qëlluar me armë zjarrit kundrejt mjetit të L.Sh duke e lënë të plagosur. 35 vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e vëllezërve Domi. Versus.al

Poll