
Ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina, që eipas SPAK ishte pjesë e grupit të Durim Bamit, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg në Apelin e Posaçëm. Morina akuzohet nga SPAK se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën në Krujës dhe se kujdesej për aktivitetin e kultivimit të drogës në këto zona, të dhëna që u përftuan nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC.
Morina parashtron në argumentat e tij për kundërshtimin e vendimit të Shkallës së Parë, se nuk është e vërtetl të këtë pasur aplikacion të koduar.
Sipas avokatit të tij, në dosje nuk pasqyrohet një komunikim mes Morinës dhe Durim Bamit por ka vetëm fjalë që flasin në emër të klientit të tij. Altin Morina prej 2024-ës ishte në kërkim nga SPAK teksa kanë qenë shërbimet e komisaritit nr 2 në Tiranë që e pikasën me 4 prill të këtij viti duke e arrestuar. Për këtë SPAK ka përfunduar hetimet dhe tashmë materialet ndodhen në Gjykatë për anëtarët e 7 grupeve kriminale. Policia kishte dyshime se ai kishte lidhje me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Në total u lëshuan 50 urdhër arreste dhe pothuajse gjysma e tyre u ekzekutuan brenda dhe jashtë vendit ndërsa disa të tjerë ishin të arrestuar për akuza të tjera. Versus.al








