Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi i njohur si “Gucci” është plagosur mbrëmjen e kaluar me armë zjarri në lagjen nr.9 të Durrësit. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij ndërkohë që i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Kuçi ka një histori të mëparshme kriminale jashtë vendit, ku mësohet se ka qenë disa herë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale. I njohur edhe si ish-anëtar i grupit “Helbanianz”, Kuçi ishte kthyer në Shqipëri pak muaj më parë duke u bërë mjaft aktiv në rrjetin social “TikTok” ku shpesh herë është përfshirë në përplasje e debate me personazhe të tjerë të famshëm të këtij rrjeti.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të ndëshkuar përgjegjësit. Ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen në lagjen e Re. Versus.al

