AKTUALITET /

Plagosja me armë tek mbikalimi i Domjes, 25-vjeçari qëllohet në këmbë! I dëmtuar përfundon edhe një i ri! (EMRAT)

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk ka treguar bashkëpunim, ndërsa autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Shkruar nga Versus
Plagosja me armë tek mbikalimi i Domjes, 25-vjeçari qëllohet
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë, ku 25-vjeçari Fabjo Arifaj është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit të policisë i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr mjekim në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa po ashtu është plagosur me sende të forta edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj i cili po ashtu ndodhet në spital.

Ndërsa policia thekson se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme

Njoftimi i policisë:

Vorë/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Versus.al

Poll