AKTUALITET /

Plagosja me armë zjarri e 35-vjeçarit në Durrës, policia jep detaje

Shkruar nga Versus
Plagosja me armë zjarri e 35-vjeçarit në Durrës, policia
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 35-vjeçari në fshatin Shkafanë. Sipas autoriteteve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes: A.D., 35 vjeç, dhe bashkëpunëtorin e tij, R.A.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Rreth orës 17:45, në Shkafanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. D., 35 vjeç, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin M. J., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin R. A., dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Versus.al

Poll