Tiranë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në vendin e njohur si “Zona e Treshit”.
Rreth orës 23:00, një 27 vjeçar me inicialet R.Ç është paraqitur në spital me një plagë në këmbë që dyshohet t’ja ketë shkaktuar një armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen, nëse kemi të bëjmë me një vetëplagosje, plagosje aksidentale apo konflikt që ka degraduar në përdorimin e armëve. Versus.al







