AKTUALITET /

Pl*gosi me armë bashkëatdhetarin e tij brenda lokalit në Tiranë, del foto e autorit turk! Mbetet i paidentifikuar

I plagosuri nuk ka rrëfyer asgjë lidhur me sherrin, por dyshohet se shkak mund të jenë bërë aktivitetet e paligjshme.

Shkruar nga Versus
Pl*gosi me armë bashkëatdhetarin e tij brenda lokalit në
I plagosuri Halil Uçar dhe autori

Ky është autori i plagosjes me armë zjarri pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme brenda një lokali në Sauk. Shtetasi turk, qëlloi me armë zjarri bashkëatdhetarin e tij Halil Uçar për arsye të cilat ende nuk janë bërë me dije nga policia.

Autori, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, pasi konsumoi darkën në katin e parë të lokalit, u ngjit në katin e dytë dhe qëlloi drejt 39 vjeçarit Uçar duke e lënë të plagosur në bark.

Pl*gosi me armë bashkëatdhetarin e tij brenda lokalit në
Autori i plagosjes

Menjëherë pas ngjarjes është arratisur dhe ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Policia siguroi fotot e tij përmes kamerave të sigurisë dhe po punon për kapjen e autorit. I plagosuri i cili ndodhet në një spital privat jashtë rrezikut për jetën, ka deklaruar se nuk e njeh autorin. Dyshimet janë se shkak për sherrin mes tyre mund të jenë bërë aktivitetet e paligjshme. Versus.al

Poll