
Denis Çumani, 45 vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një sherri në Shijak, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë një plumb në brinjë.
Mësohet se shkak për sherrin është bërë një femër. Çumani dyshohet se ka ngacmuar të dashurën e autorit, Dorian Ferra, 35 vjeç. Ky i fundit ka marrë kushëririn e tij Indrit Ferra, 38 vjeç dhe të dy janë nisur drejt banesës së 45 vjeçarit të cilin e dhunuan me grushte e shkelma dhe i vendosën pistoletën në kokë.
Situata ka degraduar më tej duke bërë që ta qëllonin Çumanin me plumb në brinjë. Fillimisht 45 vjeçari po merrte trajtim në spitalin e Durrësit, por u transportua drejt Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar.
Policia po punon për kapjen e dy kushërinjve Ferra. Versus.al

