AKTUALITET /

Çpo ndodh në shkollën ‘Siri Shapllo’, Gjirokastër? Pas vetëvrasjes së dy adoleshentëve, një 16 vjeçar hidhet nga dritarja e shkollës

Sipas asaj që raportohet në media, nga dëshmia e 3 shokëve të klasës mësohet se 16-vjeçari është hedhur nga dritarja pas një basti të vendosur me shokët e tij me 10 mijë lekë të vjetra.

Shkruar nga Versus

Çpo ndodh në shkollën ‘Siri Shapllo’,

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistuar në gjimnazin ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër.

Në rrethana të paqarta nxënësi i vitit të 2-të I identifikuar si A. M. 16 vjeç, papritur ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborrin e shkollës.

Sipas asaj që raportohet në media, nga dëshmia e 3 shokëve të klasës mësohet se 16-vjeçari është hedhur nga dritarja pas një basti të vendosur me shokët e tij me 10 mijë lekë të vjetra.

16-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi nga hedhja ka pësuar disa lëndime, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë që ngjarje të rënda janë regjistruar pak më parë në këtë gjimnaz. Në tre muajt e fundit dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo”, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi i kanë dhënë fund jetës, ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten të pazbardhura. /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: