AKTUALITET /

'Po përdorin varfërinë...'! Në ditën e 15 të grevës së urisë, naftëtarët e Fierit protestojnë në zyrat e "Bankers Petroleum"

Me pankarta në dorë dhe thirrje si “Turp t’ju vijë!”, grevistët denoncuan presionin dhe intimidimin që sipas tyre u bëhet punonjësve për t’i detyruar të ndërpresin grevën. “Po përdorin varfërinë dhe nevojën për bukë të fëmijëve për të na frikësuar,” tha kreu i sindikatës, Dritan Shahu.

Shkruar nga Versus
'Po përdorin varfërinë...'! Në ditën e 15
Pamje nga protesta

Naftëtarët e Fierit kanë zhvendosur sot protestën përballë zyrave të kompanisë kineze “Bankers Petroleum”, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritje të pagave. Kjo shënon ditën e 15-të të grevës së tyre të urisë.

Me pankarta në dorë dhe thirrje si “Turp t’ju vijë!”, grevistët denoncuan presionin dhe intimidimin që sipas tyre u bëhet punonjësve për t’i detyruar të ndërpresin grevën.

“Po përdorin varfërinë dhe nevojën për bukë të fëmijëve për të na frikësuar,” tha kreu i sindikatës, Dritan Shahu.

Grevistët morën pjesë në tubim edhe me fëmijët e tyre.

“Po punojmë për këta fëmijë. Duam të marrim atë që na takon dhe nuk dorëzohemi,” shtoi Shahu.

Ata theksuan se protesta mund të zhvendoset, por qëllimet e tyre nuk do të dështojnë. “E rëndësishme është që u thye frika. Me dinjitetin dhe djersën tonë, nuk do t’i lejojmë të përfitojnë nga vuajtjet tona,” u shpreh një prej grevistëve.

Në përfundim, ata paralajmëruan se protesta mund të zhvendoset drejt Tiranës.

Nga ana tjetër, kompania kineze deklaroi se një rritje e menjëhershme e pagave nuk është e qëndrueshme financiarisht, por pranoi të përmirësojë ushqimin sipas standardeve të kompanisë shtetërore të naftës, plan që do të zbatohet në fund të vitit financiar. Sindikata refuzoi këtë ofertë, duke kërkuar rritje page prej 9% për punonjësit me pagat më të ulëta dhe alokimin e 1% të fondit total të pagave për krijimin e një fondi sindikal./Versus.al

Poll