AKTUALITET /

“Po tentojnë të vjedhin të dhënat tuaja”, policia: Kujdes nga SMS-të mashtruese

Shkruar nga Versus

“Po tentojnë të vjedhin të dhënat tuaja”,

Policia e Shtetit ka bërë sërish një thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga mesazhet mashtruese që ju vijnë në celularë të cilat paraqiten si njoftime për shërbimet postare.

Sipas policisë, qëllimi i këtyre mesazheve është që të marrin të dhënat e qytetarëve në momentin që këta të fundit klikojnë në linkun e dërguar prej tyre dhe të futen në llogaritë bankare të shqiptarëve.

“Po tentojnë të vjedhin të dhënat tuaja”, “Po tentojnë të vjedhin të dhënat tuaja”,  

Personave të cilëve u është dërguar një mesazh i tillë, u bëhet thirrje që të mos e klikojnë dhe që ta raportojnë në komisariatin përkatës. Versus.al

Poll