AKTUALITET /

Po transportonin 1 mln euro "cash" nga Serbia drejt Kosovës, kapet në flagrancë polici i Tiranës

Shkruar nga Versus

Po transportonin 1 mln euro "cash" nga Serbia drejt Kosovës,

Në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, policia e Kosovës ka zbuluar shumën prej 1 milionë eurosh të fshehur brenda një furgoni. Sipas portalit “Kallxo.com” personat e dyshuar si të përfshirë në fshehjen e këtyre 1 milion eurove janë: Ahmet Kaziu,  për të cilin thuhet se është polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, së bashku me Ardit Laskën dhe Etnik Ahmaxhokajn.

Tre personat e lartpërmendur mësohet se u ndaluan për një kontroll nga Dogana e Kosovës, të cilët përmes pajisjeve dixhitale me rreze X pikasën një shifër të konsiderueshme parash të fshehura brenda furgonit me të cilin ata udhëtonin.

Ndërsa mësohet se shuma e parave u gjet në një hapësirë të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e automjetit të tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24.02.2026, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, zyrtarët e Doganës së Kosovës ndaluan një makinë për kontrolle të detajuara.

“Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit” shkruhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. Versus.al

Poll