AKTUALITET /

Mashtrimi me call center në kullën luksoze, Apeli i GJKKO liron 4 nga 6 të arrestuarit

Ndaj personave të liruar u caktua "arrest shtëpie".

Shkruar nga Versus

Mashtrimi me call center në kullën luksoze, Apeli i GJKKO liron 4 nga

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka liruar nga qelia 4 prej 6 personave të arrestuar lidhur me operacionin e zhvilluar në janar të këtij viti në qendër të Tiranës ku me urdhër të SPAK u ushtruan kontrolle në një kullë luksoze ku dyshohej se kryhej mashtrim me call center.

Mësohet se për të hetuarit Elis Merkaj, Endri Gjata, Remir Gjoliaj dhe David Qerimi, u caktuan masat e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vendimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 7 akti, datë 19.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve E.M, E.Gj, R.Gj, K.K dhe H.Xh dhe D.Q: “Ankim kundër vendimit nr. 3, datë 19.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, me afat 30 ditor, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 24 5pika 1, shkronja “d”, të Kodit të Procedurës Penale”, si vijon:

1-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit/të hetuarit K.K dhe H.Xh.

2-Miratimin e vendimit nr. 3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa ka disponuar për ankuesit të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q lidhur me vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të tyre në datën 17.01.2026, përkatësisht në orët 04:50 dhe 05:00.

3-Ndryshimin e vendimit nr.3, datë 19.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa ka disponuar për masën e sigurimit personal ndaj ankuesve\të hetuarve E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q, në këtë mënyrë:

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.M, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit E.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit R.Gj, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit D.Q, duke e urdhëruar atë, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ***.

Urdhërohet lirimi nga ambjentet e paraburgimit i të hetuarve Elis Merkaj, Endri Gjata, Remir Gjoliaj dhe David Qerimi, në rast se nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Lajmi në përditësim…

 

Poll