AKTUALITET /

Policët kishin informacion apo e kontrolluan rastësisht?! Vajza e Eli Farës u ndalua në Vorë me 4.4 gramë kokainë. Çfarë deklaroi para bluzave blu

Gjatë marrjes në pyetje, Marina Fara pranoi se droga ishte në pronësi të saj dhe deklaroi se e mbante për përdorim personal. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se lënda narkotike mund të ketë qenë e destinuar për shitje, duke ngritur dyshime të forta mbi qëllimin real të posedimit.

Shkruar nga Versus

Policët kishin informacion apo e kontrolluan rastësisht?! Vajza e Eli

Marina Fara, e njohur gjithashtu me emrin Roxhensa Kapurani, është arrestuar nga policia në zonën e Vorës pasi u kap me 4.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli rutinë nga efektivët e Komisariatit të Vorës, ku ajo po lëvizte e vetme me automjetin e saj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në mjet, policia zbuloi drogën e ndarë në katër doza të vogla, të cilat, sipas ekspertizës paraprake, rezultuan kokainë me peshë totale 4.4 gramë. Në vendngjarje mbërritën specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kryen procedurat e mëtejshme dhe arrestuan 39-vjeçaren në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, Marina Fara pranoi se droga ishte në pronësi të saj dhe deklaroi se e mbante për përdorim personal. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se lënda narkotike mund të ketë qenë e destinuar për shitje, duke ngritur dyshime të forta mbi qëllimin real të posedimit.

Kjo nuk është hera e parë që emri i saj del në dritën e hetimeve penale. Pesë vite më parë, ajo ishte përfshirë në përgjimet e operacionit të madh antidrogë “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Asokohe dyshohej se Marina kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik droge që t’i shpëtonin ndjekjes nga autoritetet, ndonëse nuk u mor masa arresti ndaj saj.

Pas arrestimit të fundit, Marina Fara do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Gjykata do të vendosë nëse ajo do të mbahet në paraburgim apo do të hetohet në gjendje të lirë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse rasti ka lidhje me një rrjet më të gjerë shpërndarjeje droge. /Versus.al/

Tags:

policia

Poll