
Policia ka ndaluar Gazmend Braçin, autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë. Por rrethanat e ngjarjes kanë ndryshuar pasi fillimisht u raportua se ishte qëlluar me armë zjarri me breshëri drejt makinës ku ishte viktima së bashku me 4 persona të tjerë.
Por policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë arme zjarri në automjet, ç’ka shton dyshimet që vrasja të ketë ndodhur jashtë makinës dhe më pas 44 vjeçari i pajetë të jetë futur në mjet sërish. Dëshmitarët kanë thënë se një person i panjohur i ka dalë para italianit dhe e ka qëlluar, por policia ka dyshime për vërtetësinë e dëshmive.
Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar Gazmend Braçi dhe babai i tij Eqerem Braçi nuk kanë pranuar të flasin pa praninë e avokatëve. Versus.al







