AKTUALITET /

Policia bën publik bilancin: Asnjë shofer i dehur në 24 orë

Policia thotë se kishte targetuar veçanërisht shoferët e autobusëve, taksive dhe furgonave, duke kryer 167 teste alkooli në total, nga të cilat asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

Shkruar nga Versus

Policia bën publik bilancin: Asnjë shofer i dehur në 24 orë

Asnjë shofer nuk është konstatuar i dehur nga kontrollet e policisë gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Policia thotë se kishte targetuar veçanërisht shoferët e autobusëve, taksive dhe furgonave, duke kryer 167 teste alkooli në total, nga të cilat asnjë nuk ka rezultuar pozitive.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit, një rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të drejtuesve të automjeteve të transportit publik (autobusë, taxi, fugona) në kryeqytet.


Gjatë 48 orëve të fundit i janë nënshtruar testit të alkoolit, 167 drejtues të automjeteve të transportit publik, me qëllim për t’ju siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.

Policia rrugore e Tiranës, krahas punës për menaxhimin e  trafikut dhe evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, në fokus të punës së përditshmërisë së saj ka pasur dhe ka rritjen e parametrave të sigurisë  së jetës së qytetarëve  që përdorin për të udhëtuar automjete të  transportit publik.

Gjatë kontrolleve të kryera nuk është konstatuar asnjë drejtues automjeti i transportit publik nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet do të vijojnë edhe në vazhdimësi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon sërish për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Poll