Gjatë mbrëmjes së kaluar në Vlorë forcat e policisë kanë zhvilluar kontrolle, duke u përqendruar në mjetet me xhama të zinj, personat në kërkim dhe ata që dyshohet se lëvizin me armë pa leje.
Sipas burimeve, deri më tani janë shoqëruar disa persona dhe janë vendosur masa administrative për drejtues mjetesh që janë kapur nën efektin e alkoolit ose pa dokumentacionin e nevojshëm.
Ndërkohë operacioni është ende në vijim për të rritur sigurinë në qytet. Versus.al








