AKTUALITET /

Policia kap rreth 38 molotovë të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Sipas burimeve nga terreni, forcat e rendit kanë gjetur dhe bllokuar rreth 30 mjete të ngjashme me molotovë të pashpërthyer, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka shmangur përdorimin e tyre në disa pika të protestës.

Shkruar nga Versus

Policia kap rreth 38 molotovë të pashpërthyer, mbi 20 të

Gjatë protestës së opozitës në Tiranë, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme mjetesh të dyshuara ndezëse, të cilat nuk kanë arritur të përdoren gjatë tubimit.

Sipas burimeve nga terreni, forcat e rendit kanë gjetur dhe bllokuar rreth 30 mjete të ngjashme me molotovë të pashpërthyer, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka shmangur përdorimin e tyre në disa pika të protestës.

Raportohet se një pjesë e këtyre mjeteve dyshohej të ishte planifikuar për t’u përdorur pranë godinës së Parlamentit, por policia ka vendosur kordon sigurie dhe ka bllokuar aksesin e protestuesve drejt zonës.

Ndërkohë, vetëm një pjesë e mjeteve piroteknike janë përdorur pranë Kryeministrisë gjatë zhvillimit të protestës, ndërsa pjesa tjetër është sekuestruar në kohë nga forcat e rendit.

Gjithashtu, deri më tani raportohet se mbi 20 persona janë shoqëruar nga policia për verifikime në lidhje me incidentet gjatë protestës.

Poll