POLITIKË /

Protesta e radhës e PD? Berisha kërkon ndihmënga forcat e tjera opozitare: Do bëjmë gjithçka, të bashkohemi në një front

Shkruar nga Versus

Protesta e radhës e PD? Berisha kërkon ndihmënga forcat e tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e opozitës nuk do të ndalen dhe se shumë shpejt do të publikohet data e radhës së tubimit.

Në një prononcim pas zhvillimeve të fundit, Berisha theksoi se opozita do të vijojë aksionin e saj politik dhe protestues, duke mos u tërhequr nga qëllimet e saj.

Ai u shpreh se, sipas tij, “kryengritja paqësore” do të vazhdojë me të gjitha format e protestës, me synim atë që e cilësoi si ndryshim të sistemit aktual politik në vend.

Berisha gjithashtu bëri thirrje për bashkimin e forcave opozitare dhe grupeve të tjera të interesit, duke theksuar se vetëm një front i përbashkët mund të sjellë, sipas tij, ndryshimin e kërkuar.

Ai shtoi se protestat e zhvilluara deri tani kanë pasur mbështetje si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, ndërsa paralajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë pa ndërprerje.

Berisha: Shumë shpejt do të caktohet. Nuk tërhiqemi. Kryengritja jonë paqësore nuk tërhiqet. Të gjitha format e protestave do të përdoren. Kjo kryengritje paqësore ka mision përmbysjen e narko-regjimit. Ky është një mision i PD, por edhe i forcave të tjerë opozitare dhe grupeve të tjera të interesit dhe do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët. E shtata apo e teta me radhe e panjohur më parë në Shqipëri, ka mbështetje shqiptare dhe botërore. Versus.al

Poll