AKTUALITET /

Policia shqiptare dhe ajo italiane firmosin memorandumin “Mision kundër drogës”

Shkruar nga Versus

Policia shqiptare dhe ajo italiane firmosin memorandumin “Mision

Në Romë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës në Itali.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina.

Përmes këtij dokumenti synohet të rritet cilësia e bashkëpunimeve operacionale, lehtësira për shkëmbimin e informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit të shkëmbimeve profesionale midis policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Poll