Fier- Një tragjedi është shmangur mëgngjesin e sotëm në lagjen “Kastriot” ku një bombul gazi në katin e tretë të një pallati, ka marrë flakë.
Ka qenë gruaja e shtëpisë ajo e cila ka ndërhyrë për të shuar flakët, por teksa tentonte të mbyllte saracineskën e bombulës, pësoi djegie në fytyrë. në vendngjarje mbërritën dy mjete zjarrfikëse, ambulance dhe forcat e policisë.
Zjarrfikësit ndërhynë duke thyer dritaret për t’u futur brenda apartamentit, ndërsa banorët e pallatit u evakuuan për shkak të rrezikut të një shpërthimi të mundshëm.
Pasi u njoftuan edhe drejtuesit e mjeteve që të mos ndiznin motorët për shkak të përhapjes së gazit dhe rrezikut të madh për shpërthim të fuqishëm, u bë e mundur shuarja e flakëve.
Gruaja e plagosur po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar djegie në fytyrë. Grupi hetimor i policisë po mbikëqyr provat për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Versus.al







