AKTUALITET /

Prej 2 javësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë

Sipas burimeve për mediat, lideri historik i së majtës shqiptare ndodhet nën kujdes intensiv që prej datës 8 tetor.

Shkruar nga Versus
Prej 2 javësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në
Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej 12 ditësh i shtruar në një spital privat të Tiranës, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas burimeve për mediat, lideri historik i së majtës shqiptare ndodhet nën kujdes intensiv që prej datës 8 tetor.

Nuk është hera e parë që Nano përballet me probleme shëndetësore.

Në vitin 2023, ai u shtrua sërish në spital dhe u vendos në intubim për shkak të rikthimit të një sëmundjeje kronike respiratore, të njohur në mjekësi si SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike).

Fatos Nano është një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, themelues dhe kryetar i parë i Partisë Socialiste.

Ai ka drejtuar qeverinë shqiptare në disa periudha fillimisht në vitin 1991 dhe më pas nga viti 2002 deri në 2005. 

Tags:

fatos nano

Poll