Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur për mediat pas vendimit të marrë nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Gazment Bardhit me 15 ditë nga Kuvendi për shkak të fyerjeve ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Duke u shprehur me batutë se u ishte bërë “ulje” nga përjashtimi i kërkuar nga PS me 30 ditë, Korreshi tha se qëllimi është nxjerrja jashtë loje e Bardhit si një prej figurave më të forta të opozitës.
“Na bënë ulje, ulje çmimi duke qenë se brenda 15 ditëve mbaron raportimi. Qëllimi i vetëm është t’i mbyllë gojën opozitës. Fjala e deputetit prevalon. Nuk e kemi në rregullore mënyrën se si drejtohet pyetja. Ne nuk kemi rënë pre e provokimeve. Është haptazi që si e si, një nga figurat më të forta të mos jetë prezent. Kjo është e gjitha. E di kush është ironia më e madhe? Po të shikosh këta ‘neë entry’ kërkojnë që të mos mbyllet parlamenti”, u shpreh demokrati. Versus.al







