AKTUALITET /

Prej më shumë se dy javë në reanimacion, si paraqitet gjendja e Fatos Nanos

Sipas burime për media, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Shkruar nga Versus

Prej më shumë se dy javë në reanimacion, si paraqitet

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas burime për media, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Nuk është hera e parë që Nano përballet me probleme shëndetësore.

Në vitin 2023, ai u shtrua sërish në spital dhe u vendos në intubim për shkak të rikthimit të një sëmundjeje kronike respiratore, të njohur në mjekësi si SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike).

Fatos Nano është një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, themelues dhe kryetar i parë i Partisë Socialiste.

Ai ka drejtuar qeverinë shqiptare në disa periudha fillimisht në vitin 1991 dhe më pas nga viti 2002 deri në 2005. /Versus.al

Tags:

fatos nano

Poll