AKTUALITET /

Prej muajsh përgjohej nga antidroga, 45 vjeçari në Tiranë kapet në flagrancë me 1 kg kokainë (EMRI)

Shkruar nga Versus

Prej muajsh përgjohej nga antidroga, 45 vjeçari në Tiranë

Tiranë- Ervin Kaftira është arrestuar nga policia në zonën e Rrethrrotullimit të Tegut pasi i janë gjetur 1 kg kokainë, 1 armë gjahu dhe një armë sportive.

45 vjeçari u kap në flagrancë, ndërkohë që prej muajsh ishte nën përgjim nga antidroga. Ai ndodhej në një parkim në momentin kur u kap nga policia dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjet kokaina që dyshohet se do e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll