AKTUALITET /

Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra si ambasador në Brazil Rezar Bregun, ja kush emërohet

Shkruar nga B.SH

Presidenti Bajram Begaj liron nga detyra si ambasador në Brazil Rezar

Presidenti Bajram Begaj, me një vendim të marrë ditën e sotme, ka liruar nga detyra si Ambasador Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, Rezar Bregun dhe në vend të tij ka emëruar Genti Bendo.

Njoftim për Shtyp

Tiranë, më 25 korrik 2024

Presidenti  i Republikës, Sh.T. Z. Bajram  Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Po sot, Presidenti  i Republikës, Sh.T.Z. Bajram  Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident./Versus

Poll