Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, viziton të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, javën që vjen.
Ndalesa e parë do të jetë Shqipëria, në datën 23, ku bashkë me kryeministrin Edi Rama do të inaugurojnë kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë. Një ditë më pas takon Presidentin Bajram Begaj dhe vazhdon për në Maqedoni të Veriut.
Von der leyen kalon për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të vizitojë dhe zonat që u përballën me përmbytje katastrofike.
Të premten pasdite do të takohet në Beograd me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.
Një ditë më pas viziton dhe Kosovën, me takime të caktuara me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të jetë në fokus.
Turin e saj ballkanik, Presidentja e Komisionit Europian e përmbyll pasditen e së shtunës, në Mal të Zi.








