AKTUALITET /

Presion për zgjedhjen e kreut të SPAK? Drejtuesja e KLP: Dikush mund të jetë tifoz i një prokurori, ja kë do të preferoja unë

Sipas Bogdanit, kandidati më i mirë do të ishte dikush që ka aftësitë më të mira menaxheriale.

Shkruar nga Versus

Presion për zgjedhjen e kreut të SPAK? Drejtuesja e KLP: Dikush mund

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, raportoi sot para komisionit për Çështjet Ligjore lidhur me veprimtarinë e vitit të kaluar të institucionit që ajo drejton. Mes pyetjeve të drejtuara ishte edhe çështja për të cilën aktualisht ka më së shumti interes, zgjedhja e kreut të SPAK.

E pyetur nga deputetët nëse ka presion sa i takon procesit të kandidimit dhe përzgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Bogdani u shpreh se nuk e ka vërejtur një gjë të tillë. Sipas saj ka vetëm lobime ose preferenca për qasjen e caktuar të një prokurori të posaçëm.

‘’Unë do thoja, flas personalisht, por besoj edhe është qasja e kolegëve. Më shumë është lobim, ose ndoshta dikush është më shumë tifoz ose më shumë partizan i një rryme ose një qasje që ndjek një prokuror. Psh dikush mund të ketë qasje më represive, dikush tjetër mund të jetë më liberal dhe ta shikojë çështjen në një këndvështrim më të zgjeruar. është më shumë lobim për të përzgjedhur më të mirin sesa presion. Kushdo prej tyre mund të jetë në drejtim. Unë do të doja një person që ka aftësi më të mira menaxheriale se të tjerët. Përveç sugjerimeve që janë normale në ambientin tonë, nuk do e quaja absolutisht presion’’- u shpreh Bogdani.

Sot KLP miratoi listën me 4 kandidatë për kreun e institucionit të posaçëm. Më herët, gjatë raportimit të tij në komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ngriti problemin se në 2028-ën, u përfundon mandati 9 vjeçar, plot 11 prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve edhe ai vetë. Megjithatë Dumani bëri të ditur se edhe në rast se u jepet e drejta e rikandidimit, ai nuk do të tantojë më tW garojë për të qenë në krye të SPAK. Versus.al

Poll