
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të katër zyrtarë të lartë policie për performancë të dobët.
Mes tyre Drejtori i DVP Lezhë Altin Mena dhe zv.drejtorit për Rendin Kryekomisar Taulant Gjoka.
Në vend të Menës, Proda ka komanduar Kujtim Gjokën, zv.drejtorin aktual për Hetimin e Krimit në DVP Lezhë.
Po me të njëjtin motivacion u shkarkuan Shefi i Komisariatit Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit Kamëz Besmir Dervishi.
Kjo valë shkarkimesh vjen në një moment kur policia po përballet me sfida të mëdha në rend dhe siguri publike./Versus.al

