AKTUALITET /

Projekti 'Let’s Talk Together About US24', Ambasada e SHBA thirrje shqiptarëve: Kujdes! Është skemë mashtruese!

Ambasade shkruan në njoftimin e saj se është në dijeni të faktit se një projekt i njohur si  “Let’s Talk Together About US24” dhe se ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet e tyre arsimore ose me personelin e ambasadës. 

Shkruar nga B.SH

Projekti 'Let’s Talk Together About US24', Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë me anë të një njoftimi iu ka bërë thirrje shqiptarëve të mos bien pre e mashtrimeve me viza.

Ambasade shkruan në njoftimin e saj se është në dijeni të faktit se një projekt i njohur si  “Let’s Talk Together About US24” dhe se ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet e tyre arsimore ose me personelin e ambasadës. 

Ambasada shton në njoftimin e saj se po vazhdon punën me Policinë e Shtetit për hetimin e kësaj skeme mashtrimi.

Reagimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.

 

Poll